Historiku

Emri: Xhepçishti
Komuna: Komuna e Tetovës
Krahina etnografike/ gjeografike: Pollog i Poshtëm
Popullsi: 5000 banorë
Kodi postal: 1212
Kodi telefonik: 044
Lartësia mbidetare: 500m
Sipërfaqja:
Gjerësia gjeografike: 20° 59′ 54.52″ E
Gjatësia gjeografike: 42° 1′ 58.36″ N
Web-faqe: www.xhepcishti.com

Historiku

Xhepçishti është një vendbanim i lashtë.

Në historiografi haset edhe me emrin ZAPÇISHT dhe daton që nga mesjeta. Saktësisht ky lokalitet përmendet në historiografinë e Perandorisë osmane në vitin 1455 me 44 shtëpi, dhe me një pasuri prej 8510 akçë,/ shih më detajisht dr. Hazim Shabanoviç “Krajista Isa-Beg is’hakovica zbirni katastarski popis iz 1455” na jep të dhënat e lartpërmendura për vakëfet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455. Ndërsa në defterin nr. 4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 60 familje.

Xhepçishti prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ishte komunë më vete.

Kishte 6 këshilltarë komunalë të cilët në bashkëpunim me bashkësinë vendore i koordinojshin punët në interes të përbashkët, ka rreth 820 shtëpi me 5 mijë banorë.

Struktura e popullsisë është 99% shqiptarë dhe 1% maqedonas.

Mburrja e xhepçishtasve

Në rrafshin e çështjes kombëtare ky fshat ka dhënë personalitete me nam gjatë historisë që dëshmon se banorët e Xhepçishtit kanë qenë krapërkrah me banorët e Porojit dhe nuk kanë lejuar të asimilohen e assesi të lejojnë spastrimin etnik duke filluar nga romakët, bizantët, sllavoserbët, bullgarët, sërbët etj.

Gjatë sundimit të perandorisë osmane banorët e Xhepçishtit përkujtojnë Jusuf Çaushin i cili ka qenë 12 vjet ushtarë në Jemen, ndërsa përmendin edhe Muhamet Agën e shumë të tjerë. Në luftën e vitit 2001 patën tre viktima civilë Haxhi Ametriza Ahmeti, Sabit Shaqiri dhe Ismet Beadini, të vrarë nga ushtria dhe policia sllavomaqedonase. Banorët e Xhepçishtit dhe Porojit janë njerëz të aksioneve që dinë të organizohen gjithnjë dhe në çdo çast kur e lyp interesi i kombit  fesë dhe atdheut, pra nuk ka lëvizje shoqërore, luftë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepçishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj e emëruan njerëzit  prf. Nevzat Halilin dhe atë në fshatin Xhepçisht u themelua kjo parti ku është ngritur pllakata e cila është në oborrin e komunës së Xhepçishtit.

Në vitin 1994 në Mektebet e f.sh. Poroj dhe Xhepçisht u mbajtën edhe ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës ( USHT ) e  gjithashtu në dekadën e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në këto dy fshatra.

Simbol i Ballit Kombëtar nga ky fshat është Faredin Fazlia – Xhepçishti. Po ashtu në Luftën e Dytë Botërore në frontin e Sremit nga ky fshat kanë rënë pesë dëshmorë, si dhe në vitin 1952 nga OZN-ja famëkeqe janë ekzekutuar dy burra. Në varrezat e këtij fshati prehen eshtrat e dëshmorëve të kombit Shaban Azem Saiti (1963-2001) nga fshati Gjermë dhe Ismail Ali Mehmeti (1982-2001) nga Drenoci të cilët kanë ranë dëshmorë në luftën e vitit 2001.

Të dhënat e familjeve dhe vendemërtimet

Ky fshat përbëhet prej disa lagjeve. Emrat e gallapeve si; Zgrape, Like, Qutra, Kçike (llogariten si familje më e lashtë), Ali Mashkulli, Avdiallarë, Hoxhet (lagja e hoxhallarëve), Bërçket, Skuret , Çipe, Batallarët, Asnallarë, Qelat, Rustemet, Isaiallarët, etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditëshmërisë si: vendemërtimet në kodra-male-fusha: Vorret e krushqive, mali i shipeve, bjeshka uji i ftofët, gjuri i shpumën, te rrafsha, te fejri, ledinat, gjinovs (vendbanimi i dikurshëm i të parëve të Xhepçishtit), rrafsha e Apës Tafë, te vorret e moçme (supozohet se këta varreza përkojnë me lashtësinë e pandriçuar), te bagremat, Çeshma e Haxhi Ahmetit, përaoje (përrua), vneshtat e Apës Aziz, vneshtat e Apës Ejup, ograde, arat e endekit, druni i Kadrisë, dy vejdhat, druni i Katës, udha e Mikelit, Qatejpet, arat te druni i madh, arat te bunari, juriat, prekaçet, arat ndër udhë të jazit, fushat e sherit, fushat e Treboshit, zbiralla (tuma – ngase këtu pari janë varrezat e fshatit si dhe në anën jugore gjendet shkolla fillore territoriale “GJ. K. Skënderbeu”, shullani, e shumë e shumë të tjera.

Karakteristikë themelore e këtij fshati që vërtet është mburrja jonë në rrafshin e Luginës së Pollogut qoftë për nga kuadrot e duardurshme shkencore, infrastrukturës, punësimeve dhe një vetëdije të lartë kombëtare që është për lakmi nga cili do fshat ngase xhepçishtasit kurrë nuk mund t’i gjesh të lirë sepse gjithmonë janë në rrjedha të punëve të ndryshme.