Kultura

Fshati Xhepçisht njihet si një ndër fshatrat e para shqiptare në Maqedoni që filloi shkollimin masovik të nxënësve shqiptarë të këtij fshati,shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1942 dhe u emërua “Avni Rustemi” me mësues Vangjel Daka.

Kjo shkollë do të nxjerrë emra të ndritur të shkollimit shqip në Maqedoni, mes tyre Prof. Ruzdhi Zeqiri, profesor i Fizikës në Gjimnazin e Tetovës si dhe përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për regjionin e Pollogut, z. Jaja Rustemi, mësues pedagog i po të njejtës shkollë derisa doli në pension.

Sot shkolla mban emrin e heroit kombëtar shqiptar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Në këtë fshat përpos shkollimit, rrëndësi të veçantë i jepet edhe kremtimit të festave kombëtare dhe religjioze, si festa të zakonshme kremtimi janë pavarësia e shtetit shqiptar më 28 Nëntor, Dita e Mësuesit me 7 Mars si dhe dita e Nënës apo Gruas më 8 Mars. Të rrinjtë e këtij vendi janë të shkolluar masovikisht dhe thuajse tëgjithë janë me së paku shkollë të mesme të kryer.