Arsimi

Arsimi

Shkolla dhe shkollimi në këtë fshat ka ekzistuar shkollë laike në gjuhën serbo-kroate që në vitin 1924, por sipas dëshmive faktike shkollat e para laike janë hapur në vitin 1922 në trevën tonë. Në vitin 1941/43 hapen masivisht shkollat e para në gjuhën shqipe dhe atë deri në katër klasat e fillores.

Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” ku sot mësimin e vijojnë 1080 nxënës nga Xhepçishti dhe Poroji në 38 paralele, si dhe kanë dy paralele parashkollore me 96 vogëlush, prej Xhepçishti janë mbi 500 nxënës.

Prej vitit 1943 deri më 1968 shkolla e ka pasur emrin “LIRIA”, ndërsa me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së skënderbeut në vitin 1968 u emërua “SKËNDERBEU”. Në vitin 1981 pushteti i atëhershëm ia ndërroi emrin në “LIRIA” që në vitin 1992 e deri më sot t’i kthehet emri që i takon “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Mësuesit e parë nga ky fshat janë; Femi Idrizi, i cili ka qenë i denuar politik për çështjen kombëtare, Jahja Rustemi, Bari Zeqiri, Ruzhdi Zeqiri, Ixhet Murati, Osman Abduli, Rahmi Veliu, Shukri Veliu, Shukri Bajrami, e shumë e shumë të tjerë.