Demografia

Sipas Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë, Xhepçishti numëron rreth 820 shtëpi për banim. Prej tyre afërsisht 780 janë të banuara nga shqiptarë të Maqedonisë dhe afër 40 shtëpi me nacionalitet maqedonas.

Popullata sipas statistikës vendase të vitit 2013 numëron rreth 5000 banorë rezident të këtij fshati. Shumë individ nga ky fshat jetojnë në mërgim, sidomos në vendet evropiane ku punojnë dhe jetojnë, shumica me familjet e tyre.