Popullata

Banorët e Xhepçishtit

Vërtet në Luginën e pollogut njihen si bujq të vyeshëm që dëshmojnë mjetet moderne të agroteknikës ngase nuk ju mungojnë produkte, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqësore me çfarë një përqindje e konsiderueshme edhe sigurojnë ekzistencën përkundër kushteve të vështira për treg përkatsisht shitjes së prodhimeve të tyre.

Llogaritet se ka mbi 600 të punësuar në mërgim dhe atë vetëm në Zvicër janë mbi 80% si dhe në shtetet tjera të Evropës përndimore.

Mërgimtarët japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Edhe pse ka reth 5 mijë banorë, kuptuam se gati shumë pak familje marrin ndihma sociale.