Fshati

Fshati Xhepçisht shtrihet në kilometrin e katërt përgjatë rrugës rajonale Tetovë (NMK)- Ferizaj (RKS). Ashtu si edhe shumë fshatra tjerë të Pollogut shtrihet rrëzë Malit Sharr i cili mal shtrihet në pjesën veriperendimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka një gjatësi prej 76 km, një sipërfaqe prej 1600 m2 dhe me një lartësi mesatare të shpatit prej 2200 m.

Fshati Xhepçisht ashtu si edhe shumica e fshatërave përreth kanë një hapsirë të madhe me fushë pjellore, dhe për të interesuarit ia vlen edhe një shëtitje në fushë për tu njohur me kultivime të ndryshme apo thjesht jetën e një bujku apo kënaqësin e shëtitjes në luginën e Pollogut.

Rrugët kryesore për në fushën e fshatit janë në hyrje të fshatit dhe në dalje të fshatit Xhepçisht, rrugë këto shumë të frekuentuara nga banorët e fshatit por edhe nga banorët e fshatërave përreth që shfrytëzohet për kalim më të relaksuar drejtë Tetovës.

Të përmendim edhe atë se fshati posedon dy muzej etnografik të vegjël, njëri në krye të fshatit dhe tjetëri në dalje të fshatit i cili është muzeu etnografik më i vogël në botë, me gjithsejt 1.150 gjësende të cilat datojnë nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, por posedon edhe fragmente sendesh qeramike të vjetra 5000 – 8000 vjet.

Fshati me bukurinë e tij është një vend tërheqës për vizitorë dhe i’a vlen një vizitë për ata që janë të interesuar.