Infrastruktura

Infrastruktura

Fshati ka disa rrugica dhe një rrugë kryesore që lidhet me rrugën rajonale Tetovë – Ferizaj.

Shtrirja e fshatit graviton mbi rrugën në fjalë që nga dita-ditës është duke marrë trajtën e një vendbanimi me elemente bashkëkohore ngase vetëm në dekadën e fundit janë ndërtuar mbi 200 shtëpi të reja dhe lokale afariste. Në vitin 1993/94 me vetëkontribut banorët e këtij fshati i kanë shtruar mbi 90% të rrugëve me bekatone.

Ky projekt ka kushtuar 400 mijë euro, por është evidente se nuk ka të zhvilluar sa duhet kanalizimin siç nga bashkësia vendore  se është duke hartuar projekti për këtë çështje tepër të nevojshme që së shpejti do të fillojë ta regullojnë.

Siç dihet ujin për pije e kanë tradiconal që nga viti 1928 ku i kanë shfrytëzuar tri çezma-burime, por në vitin 1989 kanë marrë ujë nga bjeshkët e Sharrit në largësi prej 15 km. Ky projekt ka kushtuar mbi 450 mijë euro, edhe pse kanë nevojë që ta sanojnë rrjetin e ujit ngase është i moçëm mbi katër dekada, që për këtë projekt ku përfshihet rrjeti gati 7 km do të sanohet së shpejti e që janë paraparë të investohen reth 500 mijë euro.

Ndriçimi publik është në gjendje relatavisht të mirë edhe pse ka nevojë të sanohet. Xhepçishti në vitin 1996 ka ndërtuar objektin e komunës edhe e ka zyrën e vendit prej vitit 1984, postën prej vitit 2002, telefonin tokësore prej viteve të 80-të, ambulanca e fshatit është ndërtuar në vitin 1978.