Fshati Xhepçisht ashtu si edhe shumë fshatra tjerë të Pollogut shtrihet rrëzë Malit Sharr i cili mal shtrihet në pjesën veriperendimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka një gjatësi prej 76 km, një sipërfaqe prej 1600 m2 dhe me një lartësi mesatare të shpatit prej 2200 m.
Mali Sharr ka një bukuri madhështore që të mahnit me një ndërthurje grandioze të shpateve të larta sic mund të veçohen pikat Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Titov (afërsisht 2,747 m), Mali Turčin (2,702 m), Ljuboten (2,498 m) dhe Bistra (afërsisht 2,641 m)., …etj , por njëkohësisht edhe me pjesët e ulëta që jep një mundësi të shkëlqyer shëtitje si për alpinist me përvoj poashtu edhe për vizitor të thjesht pa përvoj alpinizmi.
Për të interesuar të veçant, mund të përmendim se nga bjeshkët përmbi fshatin Xhepçisht, nuk janë larg bjeshkët e njohura të Republikës së Kosovës, apo edhe qyteti i Prizrenit, por rrugët që të shpiejn atje janë vetëm për këmbësorë dhe rrugë malore.
Mali Sharr është i pasur me bimë të llojeve të ndryshme, kullosa të shumëta, liqene të vogla, burime uji të shumëta, kafshë të egra, etj. dhe të gjitha këto ia vlen t’i vizitosh.
Ky mal vizitohet shpesh nga vizitor lokal të rrethinës së vendeve të Pollogut, por edhe nga vizitor më të largët nga shteti, por gjithashtu edhe nga vizitorë të huaj të aposionuar mbas alpinizmit apo thjeshtë bukurive të bjeshkëve. Ekzistojn rrugë malore me fillim nga fshati Xhepçisht dhe deri në lartësi të larta të Malit Sharr, por këto nuk janë rrugët e vetme që shpiejn në thellësin e Malit Sharr. Ka rrugë malore edhe nga viset tjera të Pollogut që janë një eksperiencë në vehte dhe ia vlen të provohen.
Rruga kryesore nga Tetova deri tek Kodra e Diellit të shpien, në qendrën malore të njohur me emrin Kodra e Diellit, vend ky për skijim, alpinizim apo thjeshtë për një shëtitje të mahnitshme nën flladin e ajrit të freskët të bjeshkëve. Viset malore në afërsi përmbi fshatin Xhepçisht janë një eksperiencë në vehte, ku nuk mungojn as edhe vikend shtëpiza në shumë pjesë të Malit Sharr, të ndërtuara privatisht dhe janë në pronë private, por ka edhe të atilla të ndërtuara nga banorët e fshatit të cilat janë në dispozicion për të gjithë ata që shprehin dëshirë të kalojnë një ditë/natë në këto vikend shtëpiza. Banorët e fshatit janë shumë zemër hapur dhe me siguri që ju ndihmojn me të dhënat që posedojn për këtë fshat.
Fshati Xhepçisht ashtu si edhe shumica e fshatërave përreth kanë një hapsirë të madhe me fushë pjellore, dhe për të interesuarit ia vlen edhe një shëtitje në fushë për tu njohur me kultivime të ndryshme apo thjesht jetën e një bujku apo kënaqësin e shëtitjes në luginën e Pollogut.
Rrugët kryesore për në fushën e fshatit janë në hyrje të fshatit dhe në dalje të fshatit Xhepçisht, rrugë këto shumë të frekuentuara nga banorët e fshatit por edhe nga banorët e fshatërave përreth që shfrytëzohet për kalim më të relaksuar drejtë Tetovës.
Të përmendim edhe atë se fshati posedon dy muzej etnografik të vegjël, njëri në krye të fshatit dhe tjetëri në dalje të fshatit i cili është muzeu etnografik më i vogël në botë, me gjithsejt 1.150 gjësende të cilat datojnë nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, por posedon edhe fragmente sendesh qeramike të vjetra 5000 – 8000 vjet.
Fshati me bukurinë e tij është një vend tërheqës për vizitorë dhe i’a vlen një vizitë për ata që janë të interesuar.