Gjeografia

Fshati Xhepçisht gjendet në rrëzë të malit Sharr, si dhe në bri të fushës së Pollogut, karakterizohet me dimra relativisht të fohtë si rrjedhë e klimës malore që mbizotëron gjatë dimrit dhe verëra të gjata dhe të thata me temperatura që arrijnë deri me 45 gradë Celsius për shkak të klimës mesdhetare.

Xhepçishti është vend i katër stinëve dhe me tokë shumë pjellore bujqësore.

Kufizohet; nga veriu me masivin e Malit Sharr me territoret e fshatrave, në perëndim me fshatrat Gjermë, në veri me fshatin Neproshten, në verilindje me Ratajën, në lindje me fushat e Treboshit dhe në jugperëndim me Porojin që edhe është vështirë të dallosh kufirin mes këtij fshati me Xhepçishtin dhe me Tetovën e fushat e Pollogut.

Module cannot be rendered as the requested content is not (longer) accessible. Contact the administrator to get access.

Pamje e fshatit Xhepçisht nga persektiva e dronit

(faleminderojm Alban Veliun & Vigan Rustemin për kontributin)