Hfz. Nuhi Vesel ef. Aliu – [1933 – 2001]
Shkruan: Mr. Beqir MEMETI

Këta janë njerëz, të cilët në frymën e porosive kur’anore kanë qenë në shërbim të popullit pa kursyer jetën, lirinë individuale, shëndetin individual dhe familjar.
I tillë ishte edhe Hfz. Nuhi ef. Aliu – një prej këtyre hafizëve që pa shumë bujë, e ka kryer misionin e mësim besimit fetarë te një numër i madh i të rinjve e të rejave të lokalitetit të Xhepçishtit.
Hfz. Nuhi Vesel ef. Aliu, ka lindur në fshatin Xhepçisht, më 06 Maj 1933.
Mësimet e para do ti merr në fshatin e lindjes dhe do të jetë ndër nxënësit e paktë që kanë ndjekur mësime në gjuhën amtare, si rezultat i hapjes së shkollave të para shqipe nga Mbretëria Shqiptare në tokat e çliruara. Pas mbarimit të shkollës fillore vijoi hifzin te muhafizi Mehmet efendi Sulejmani nga f.sh. Xhepçisht (1946-1948), të cilin do ta përfundoj brenda dy viteve. Pas mbarimit të hifzit, do të angazhohet gjatë muajve të Ramazanit në qytetin e Pejës ( R. e Kosovës ).
Për dy vite (1964-1965) do të shërbej si imam në qytetin e Prilepit, kurse afër gjashtë vite (1966-1971) ka shërbyer si imam, vaiz dhe mualim në fshatin Jellovjan të Tetovës.
Nga viti 1972 do të kthehet në fshatin e lindjes si mualim, kurse pas largimit nga detyra të Llokman ef. Rustemit do të jetë edhe vaiz -ligjërues në ditën e xhuma.
Familja e hfz. Nuhi Aliu gjithmonë kanë qenë dashamirë të fesë dhe arsimit, këtë e dëshmonte i ndjeri Prof.dr. Remzi Nesimi i cili gjatë viteve të shkollës së mesme ka banuar te shtëpia e haxhi Vesel Aliut ( njëherazi babai i hfz Nuhiut).
Gjenerata e Hafiz Nuhiut kanë kontribuar në mbrojtjen e nderit dhe të etikës së shoqërisë shqiptare, ata ishin ndër të parët që filluan me mësimin e mësimeve Islame edhe në gj. Shqipe.
Historikisht mektebet janë përdorur si shkolla të para për arsimimin e popullatës. Në vitin 1994 themelohet Universiteti i Tetovës. Në këtë iniciativë sublime kanë marrë pjesë shumë ulema të Tetovës dhe më gjerë, në atë kohë u paraqiten forca policore të dedikuara për qëllime antiarsimore, antishqiptare dhe antinjerëzore.
Hfz. Nuhi Aliu ishte vaiz – ligjërues ditën e xhuma, më 17 shkurt 1995, kur në mektebet e xhamive të fshatit Poroj dhe Xhepçisht ishin planifikuar të mbahen ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës. Hfz. Nuhi ef. Aliu, gjatë ligjëratës së xhumasë, i‘u drejtua xhematit me fjalët: “Sot të gjithë jemi të obliguar që të dalim në përkrahje të arsimit dhe shkollimit”,
Ai me këtë mesazh edhe njëherë vuri në dukje qëndrimin e paluhatshëm kur ishte në pyetje e vërteta, arsimi, besimi, feja dhe kombi.
Hfz. Nuhi ef. Aliu, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare (më 29 shtator të vitit 2001) dhe u varros në varret e f. Xhepçisht të Tetovës.