Hfz. Llokman Nebi Ismaili – [1930 – 1998]

Shkruan: Mr. Beqir MEMETI
 
Në rrjedhën e ngjarjeve që përcaktojnë fatin e këtyre vendeve gjatë historisë, pa dyshim, gjejnë vend të merituar edhe ulemaja shqiptare nga territori i Tetovës që është pjesë e kontributit e të lavdisë shqiptare.
 
Populli ynë ndër vite e shekuj ka nxjerr figura të shquara të cilët me veprën dhe dijen e tyre kanë lënë gjurmë në historinë e popullatës shqiptare të këtyre trojeve. Një ndër figurat e shquara është edhe Hafiz Llokman ef. Ismaili.
 
Hfz. Llokman ef. Ismaili, lindi në fshatin Xhepçishtë të Tetovës më 4 janar 1930.
 
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje në gjuhën serbe.
 
Në vitin 1953 do ta përfundoj hifzin te muhafizi i njohur Mehmet ef. Sulejmani.
Pas përfundimit të hifzit, mësimet fetare do ti vazhdoj në Medresenë El-hidaje në Xhaminë e Çarshisë në Tetovë.
Pas përfundimit të medresesë do të angazhohet si imam në disa vende të trojeve shqiptare, fillimisht në Kaçanik (1956-1962), më pas në fshatin Jabollçisht të Velesit (1962-1963), në fshatin Cërnilisht të Prilepit ( 1964 – 1973 ).
 
Në vitin 1974, hfz. Llokmani do të jetë imam në fshatin Kalisht të Gostivarit, kurse gjatë përiudhes së viteve 1975-1989 do të punojë si imam në fshatrat, Karaç dhe Gorancë ( R. e Kosovës ).
 
Në vitin 1989 me kërkesë të Këshillit të xhamisë së fshatit Xhepçishtë, kthehet në fshatin e lindjes dhe angazhohet si imam, detyrë të cilën do ta kryej deri në përfundim të jetës. Ka qenë njohës i mirë i lëndës së Fik’hut (tërësis praktike të dispozitave të sheriatit), Tefsirit (komentit të Kuranit) dhe lëndës së gjeografisë.
 
Si shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në vende të ndryshme në trojet shqiptare, BFI – Myftinia e Tetovës në vitin 1990 e caktoi si udhëheqës i hanxhinjve të Tetovës. Hfz.
 
Llokman Ismaili, ka qenë dashamirë i arsimit, këtë e ka dëshmuar edhe në vepër, gjashtë fëmijët e tij (tre djem e tre vajza) kanë përfunduar studimet e larta në drejtime të ndryshme shkencore.
 
Hfz. Llokman ef. Ismaili ndërroi jetë në vitin 1998, në moshën 68 vjeçare.

You may also like...