Hfz. Adem Neim Selmani – [1928 – 2011]

Shkruan: Mr. Beqir Memeti
 
Hafizët e Kur’anit, për vetë faktin se i përkushtohen mësimit të Kur’ani Kerimit përmendësh, radhiten ndër patriotët, në kuptimin e gjerë të fjalës, sepse vetëm njerëzit me dije mund t’i dalin zot, në rrethana të caktuara, atdheut dhe popullit të vet për ta udhëhequr në rrugë të mbarë të zhvillimit dhe të përparimit.
 
Këta janë njerëz, të cilët në frymën e porosive kur’anore e kanë vënë në shërbim të popullit pa kursyer jetën, lirinë individuale, shëndetin individual dhe ate familjar.
 
I tillë ishte edhe Hfz.Adem Neim Selmani i cili lindi në f.sh. Xhepçishtë më 10 tetor të vitit 1928.
 
Mësimet e para do ti merr në fshatin e lindjes, ku do ta përfundoj edhe shkollën fillorë katër vjeçare në gjuhën sërbe.
 
Qysh si fëmijë dallohej me sjellje, edukatë dhe kulturë, që përmendet si shembull i veçantë në familjen e tij.
 
Në vitin 1942 në moshën katërmbëdhjetë vjeçare do ta filloj hifzin pran muhafizit të mirënjohur të asaj kohe Mehmet ef. Sulejmani nga Xhepçishti (1942-1944), të cilin do ta përfundoj për dy vite.
 
Pas mbarimit të hifzit, do të angazhohet si ndihmës imam në xhamisë e f.sh. Xhepçishtë.
 
Ajo që e bënë të dalluar dhe të nderuar hfz. Ademin, është kontributi i tijë i pa rezervë në zëvendësimin e të gjithë nëpunësve fetarë të xhamisë, pa asnjë lloj kompensimi. Ishte një prioritet i tijë se jetonte afër xhamisë dhe rridhte nga një familje me gjendje të mirë ekonomike, rrethana që ja mundësonin kontributin vullnetarë.
 
Hfz.Adem Selmani ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare, më 31 maj të vitit 2011, dhe u varros në varret e f.sh. Xhepçishtë të Tetovës.

You may also like...