Mulla Ferik Abdullah Abazi – [1923 – 1999]

Shkruan: Mr. Beqir Memeti

Mulla Ferik ef. Abdulla Abazi, lindi në fshatin Xhepçishtë të Tetovës, më 15 tetor 1923. Shkollimin fillor e ka kryer në fshatin e lindjes në gjuhën serbe (1929-1933).
 
Mulla Ferik Abdullah Abazi rrjedh nga një familje fetare, mësimet e para fetare i morri në xhaminë e Xhepçishtit te mulla Abaz Abazi imam i fshatit (njëherazi gjyshi i mulla Ferikit), i cili në moshën katërmbëdhjetëvjeçare e dërgoi që të ndjekë mësimet në Medresenë El-hidaje / Udhëzimi në Xhaminë e Çarshisë në Tetovë.
 
Në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare angazhohet si ndihmës imam në xhaminë e fshatit (1940 -1942).
 
Gjatë viteve 1942 – 1944 ai do të shkon në Shkodër të Shqipërisë që mos e rekrutojnë në ushtrinë Jugosllave, atje i ndjekë mësimet fetare te hoxha i mirënjohur hfz. Sabri Koçi dhe në të njëjtën kohë do të angazhohet si praktikant në Xhaminë e Parrucës në Shkodër.
 
Në dimrin e vitit 1943 do ta përfundoj kursin e gjuhës shqipe që vërtetohet me dëshminë e dhënë nga Ministria e Arsimit të Mbretërisë Shqiptare. Nga pranvera e vitit 1946 deri në vjeshtë të vitit 1948 do të kryej shërbimin ushtarak në Federatën Jugosllave.
 
Pas mbarimit të shërbimit ushtarak do të kthehet në fshatin Xhepçishtë ku do të punësohet si imam, detyrë të cilën do ta ushtroj deri në pension.
 
Në vitin 1961 Rijaseti i Bashkësisë Islame i Federatës Jugosllave ka lëshuar dekret me të cilin mulla Ferik ef. Abazi njihet si imam shtetërorë. Ka qenë njohës i mirë i gramatikës së gjuhës arabe dhe njohës i mirë i lëndës së tefsirit (komentit të Kuranit).
 
Mulla Ferik Abdullah Abazi, ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare, më 21 shtator 1999.

You may also like...