Mulla Daut Abdulhamid Baftijari – [1910 – 1991]

Shkruan: Mr. Beqir ef. MEMETI
 
Mulla Daut ef. Baftijari lindi në fshatin Xhepçisht të Tetovës në vitin 1910. Mësimet e para katërvjeçare do ti merr në fshatin e lindjes në gjuhën serbe te arsimtari Vukashin.
 
Pas mbarimit të shkollës fillore, vijoi mësimet në Medresenë El-hidaje në Xhaminë e Çarshisë në Tetovë.
 
Pas përfundimit të Medresesë, ka qenë i angazhuar si imam në fshatra të ndryshëm, duke filluar nga fshatrat Gorancë dhe Kotlinë të Republikës së Kosovës, për të vazhduar në fshatrat Kopanicë – Tetovë, Cërnilisht – Prilep, Merovë – Tetovë, Kalisht – Tetovë dhe fshatin Llërcë të Tetovës.
 
Pavarësisht rrethanave të vështira ekonomike dhe shoqërore dhe pengesave të ndryshme nga autoritetet jugosllave që kishin për synim asimilimin dhe shpërnguljen shqiptarëve nga trevat e tyre, mulla Daut ef. Baftijari i dërgoi të gjithë fëmijët e tij në studime universitare (edhe djemtë edhe vajzat).
 
Vdiq më 01 mars 1991, në moshën 81 vjeçare.

You may also like...