Hfz. Jonuz Ahmed Ahmedi – [1896 – 1972]

Shkruan: Mr. Beqir ef. MEMETI
 
Hfz. Jonuz ef. Ahmedi lindi në fshatin Xhepçisht të Tetovës në vitin 1896.
Mësimet e para i morri në fshatin e lindjes në gjuhën serbe. Pas mbarimit të shkollës fillore, vijoi mësimet në Medresenë El-hidaje në Xhaminë e Çarshisë në Tetovë, themelues dhe drejtues i së cilës ishte Xhemil ef. Jusufi, krahas mësimeve fetare e përfundoi edhe hifzin ( memorizimin ) e Kur’anit famëlartë.
 
Hfz. Jonuz ef. Ahmedi, bashkë me Aqif ef. Sadikun nga Përshefca dhe Mehmed ef. Sulejmani nga Xhepçishti, rregullisht e kanë vizituar edhe medresenë e Bedaet ef. Jusufit në xhaminë e Çarshisë së Epërme.
 
Pas mbarimit të medresesë, një kohë të gjatë ka qenë i angazhuar si imam në fshatin Kopanicë të Tetovës, kurse më vonë angazhohet në fshatin e lindjes, si vaiz-ligjërues në ditën e xhuma dhe gjatë muajit të Ramazanit.
 
Periudha e pas luftës së dytë botërore dhe vendosja e pushtetit komunist në trojet tona ishte ndër periudhat më të vështira për popullatën shqiptare myslimane. Sulmi kryesor i pushtetit komunist ka qenë në ndërprerjen e traditës shekullore të jetësimit të fesë së pastër dhe edukimit të brezave me traditën fetare e kombëtare. Pushteti komunist-sllav dëshironte që ta fikë dritën e fesë së Allahut, duke e penguar edukimin e brezave me traditën fetare Islame.
 
Hfz. Jonuz ef. Ahmedi, ishte njohës i mirë i alfabetit Osman, shpesh herë takohej me gjeneratat e reja fshehurazi nga sistemi i asaj kohe, për të bashkëbiseduar për veprat e shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, në veçanti veprën “Mendime” dhe “ Ilmihali i Ri “ të Rexhep Vokës nga Shipkovica e Tetovës.

You may also like...