Mulla Bexhet Shaban Memeti – [1885–1989]

Shkruan: Mr. Beqir MEMETI
 
Periudha e pas luftës së dytë botërore dhe vendosja e pushtetit komunist në trojet tona është ndër periudhat më të vështira për popullatën shqiptare myslimane. Sulmi kryesor i pushtetit komunist ka qenë në ndërprerjen e traditës shekullore të jetësimit të fesë së pastër dhe edukimit të brezave me traditën fetare e kombëtare. Pushteti komunist-sllav dëshironte që ta fikë dritën e fesë, duke e penguar edukimin e brezave me traditën fetare.
 
Vazhdimësia e dritës së besimit Islam në trojet tona është siguruar nëpërmjet disa hoxhallarëve, që krahas presioneve të njëpasnjëshme të pushtetit dhe duke e rrezikuar veten dhe familjen e tyre, vazhdimisht e kanë bartur këtë dritë në gjeneratat e reja. Shumica prej tyre kanë qenë të pazëshëm, por ama idealizmin e tyre e kanë bartur nëpërmjet veprës së tyre. Molla Bexheti, është njëri prej këtyre hoxhallarëve që pa bërë shumë zë (fshehurazi) ka edukuar në aspektin fetar një numër të madh të të rinjve, veçanërisht në lagjen ku ai jetonte.
 
Mulla Bexhet Memeti lindi në fshatin Xhepçisht të Tetovës në vitin 1885. Rrjedh nga një familje bujqish por shumë të lidhur me fenë Islame. Mësimet e para katër vjeçare i mori në gjuhën serbe në shkollën e fshatit Poroj (te ambulanca aktuale), ndërsa mësimet fetare i morri po në të njëjtën shkollë në gjuhën turke.
Në vitin 1928 angazhohet myezin në xhamin e Xhepçishtit pas vdekjes tragjike të mulla Isës.
 
Në vitin 1967 prishet xhamia e vjetër dhe në themelet e saj rindërtohet xhamia e aktuale, në pyetjen e mjeshtrit të minares, se kush është myezini dhe sa të lartë ta ndërtoj minaren, mulla Bexheti edhe pse në moshë të thyer, i përgjigjet, unë jam myezini ndërtoje sa të duash për mua nuk paraqet asnjë problem lartësia e minares. Mulla Bexheti do të shërbej si myezin plot 40 vite, deri në vitin 1968, ku do të largohet nga angazhimi për shkak të moshës. Pas tij, myezin do të emërohet mulla Bahri ef. Memeti (njëherazi djali i mulla Bexhetit). Gjithmonë kur përmendesh te preciziteti në thirrjen e ezanit dhe zëri tingëllues i një myezini si shembull u mereshte mulla Bexheti,
 
Në tetor të vitit 1986, do të ballafaqohet me një sprovë të rëndë, do të vdes djali i tij i vetëm mulla Bahriu.
 
Mulla Bexhet Memeti në moshën 104 vjeçare (më 25 dhjetor të vitit 1989) ndërroi jetë dhe u varros në varrezat e f.sh. Xhepçisht të Tetovës.

You may also like...