Mulla Llokman Rustemi – [1914 – 1992]

Shkruan: Mr. Beqir Memeti
 
Periudha e sistemit komunist në trojet tona, është ndër periudhat më të vështira për popullatën shqiptare myslimane. Sulmi kryesor i pushtetit komunist ka qenë ndërprerja e traditës shekullore të jetësimit të fesë së pastër dhe edukimit të brezave me traditën fetare e kombëtare.
 
Por, vazhdimësia e besimit islam dhe traditës kombëtare në trojet tona është siguruar nëpërmjet disa hoxhallarëve, që krahas presioneve të njëpasnjëshme të pushtetit dhe duke e rrezikuar veten e familjen e tyre, vazhdimisht e kanë përcjellë këtë dritë te gjeneratat e reja. Shumica prej tyre kanë qenë të heshtur, por idealizmin e tyre e kanë bartur në shoqëri përmes veprës.
 
I tillë ishte edhe Mulla Llokman ef. Rustemi – që pa shumë bujë e ka kryer misionin e tij në edukimin e popullatës shqiptare në disa vende të trojeve shqiptare.
 
Mulla Llokman ef. Rustemi lindi në fshatin Xhepçishtë të vitit 1914.
 
Mësimet e para fetare do ti merr në Medresenë El-hidaje/Udhëzimi në lokalet e xhamisë së Çarshisë në Tetovë, themelues dhe drejtues i së cilën ishte Xhemil ef. Jusufi.
 
Pas mbarimit të Medresesë do të angazhohet si imam në fshatin Gorancë (R. Kosovës), pastaj kthehet në vendlindje si vaiz-ligjërues në ditën e xhuma dhe gjatë muajit të Ramazanit.
 
Mbahet mend si një ligjërues oratorë dhe i guximshëm, i pashëm dhe rigoroz në vendime. Qëndrimet e tij të prera në parimet Islame, dhe tradicionale, e bënë që popullata të jetë shumë e vëmendshme në jetën e përditshme.
 
Mulla Llokman ef. Rustemi, ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare, të vitit 1992 dhe u varros në varret e f.sh. Xhepçisht të Tetovës.

You may also like...