Mulla Mehmet Sulejman Ef. Sulejmani – [1902 – 1972]

Shkruan: Mr. Beqir MEMETI
 
Në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX popujt e Ballkanit, në përgjithësi, dhe muslimanët në trojet shqiptare, në veçanti, përjetuan gjenocid e kulturocid fetar, kombëtar, arsimor dhe kulturor. Në rrethana kur ishte vënë në pikëpyetje ekzistenca e muslimanëve shqiptarë në këto troje, ulemaja/hoxhallarët ishin barriera më e fuqishme dhe më e pathyeshme nga keqdashësit e fesë dhe kombit.
 
Popullata muslimane në trojet shqiptare, përjetoi një tmerr dhe represion të vërtetë nga sistemi i atëhershëm sllavo-komunist, i cili pa ndërprerë dhe në forma të ndryshme bënte shtypje mbi popullatën. Kolonialistët sllavo-komunist veç më kishin filluar që muslimanët t’i detyronin, që të braktisin fenë e tyre Islame, apo të shpërngulen nga trojet e tyre autoktone. Veprimet e sistemit të atëhershëm ishin një nga format më të egra të dhunës politike e të gjenocidit për ndërrimin e fesë, shkombëtarizimin dhe asimilimin e popujve të këtyre trevave.
 
Për tu ballafaquar me këtë terror detyrimisht që duhej një kuadër sa më i fuqishëm si në numër ashtu edhe në cilësi, të cilët do të kenë rrol permanent në ngritjen e vetëdijes së muslimanëve shqiptarë që të mos bien pre e platformave asimiluese. Edhe pse në këto troje veç më ekzistonte një numër i ulemave, Mulla Mehmet ef. Sulejmani, si njeri i dhënë pas diturisë që nga fëmijëria, njëherë si nxënës e pastaj edhe si kërkues i diturisë, e më vonë edhe si mësimdhënës nëpër xhamia e mejtepe, duke kuptuar imperativin dhe nevojën e domosdoshme të kohës, për arsimimin sa më të shumtë të popullatës në të gjitha lëmit po edhe në ato fetare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ruhej integriteti dhe dinjiteti i shqiptarëve musliman, vlerësoi se ka nevojë për një angazhim permanent në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, këtë e dëshmon edhe z. Vebi Ismaili ( ish kryetarë i komunës së Xhepçishtit ) njëri nga gjeneratat e para prej Xhepçishti në Universitetin të Prishtinës, i cili potencon, isha në bahçe duke u përgatitur për provim, kaloi Mehmet efendiu, më përdheli dhe më tha “ mëso biro mëso, vetëm me dije do ta ndriçoni të ardhmen tonë”.
 
Mulla Mehmet ef. Sulejmani lindi në fshatin Xhepçisht të Tetovës në vitin 1902.
Rridhte nga një familje tradicionale fetare, të cilët gjithmonë kanë qenë në shërbim të fesë dhe të popullit. Arsimin fillore e kreu ne fshatin Xhepçisht të Tetovës në kohën e Mbretërisë Jugosllave, kurse më pas do ta përfundojë edhe medresenë El-hidajenë Xhaminë e Çarshisë – Tetovë. Pas përfundimit të medresesë, një kohë të shkurt do të angazhohet si imam në fshatin Debërc dhe Zhelinë të Tetovës.
 
Në vitin 1924 do të angazhohet si mualim ( mësim dhënës në mejtep) si dhe vaiz ( ligjërues ditën e xhuma) në fshatin e lindjes – Xhepçishtë.
 
Gjenerata e Mehmet ef. Sulejmanit, kanë kontribuar në mbrojtjen e nderit dhe të etikës së shoqërisë shqiptare, ata ishin ndër të parët që filluan me mësimin e mësimeve Islame në gj. Shqipe, si edhe ligjëratave ( derësve ) nëpër xhamia i ligjëronin në gjuhën amtare.
Mulla Mehmet ef. Sulejmanit do të shërbejë si mualim ( mësim dhënës në mejtep) si dhe vaiz ( ligjërues ditën e xhuma), deri kur do të largohet nga detyra për shkak të moshës. Sa herë që në këtë anë përmendej modestia, pedanteria, respekti, sakrifica, si dhe largpamësia i një dijetari ( alimi ), si shembull merrej mulla Mehmet ef. Sulejmani.
 
Kontributi i Mehmet efendiut në edukimin e gjeneratave të reja është i pashembullt, fal angazhimit të tijë si mësimdhënës në mejtep, nxori një numër të madh të hafëzëve, hoxhallarëve, të cilët shërbyen në të gjitha trojet shqiptare.
 
Në atë kohë ulemaja / hoxhallarët ishin elitë e popullit shqiptar të edukuar e të arsimuar në frymën e arsimit e edukimit me Zot, prandaj, ishin ndër të vetmit që në frymën e porosive kur ‘anore janë vënë në shërbim të popullit pa kursyer jetën, lirinë individuale, shëndetin individual dhe atë familjar.
 
Mulla Mehmet ef. Sulejmani, ndërroi jetë në moshën 70 – vjeçare në vitin 1972 dhe u varros në varret e f. Xhepçisht të Tetovës.

You may also like...