Mulla Imer Osman Rustemi – [1902 – 1984]

Shkruan: Mr. Beqir MEMETI
 
Periudha e sistemit komunist në trojet tona, është ndër periudhat më të vështira për popullatën shqiptare myslimane. Sulmi kryesor i pushtetit komunist ka qenë ndërprerja e traditës shekullore të jetësimit të fesë së pastër dhe edukimit të brezave me traditën fetare e kombëtare.
 
Por, vazhdimësia e besimit islam dhe traditës kombëtare në trojet tona është siguruar nëpërmjet disa hoxhallarëve, që krahas presioneve të njëpasnjëshme të pushtetit dhe duke e rrezikuar veten e familjen e tyre, vazhdimisht e kanë përcjellë këtë dritë te gjeneratat e reja. Shumica prej tyre kanë qenë të heshtur, por idealizmin e tyre e kanë bartur në shoqëri përmes veprës.
 
I tillë ishte edhe Mulla Imer Rustemi – që pa shumë bujë e ka kryer misionin e tijë në edukimin e popullatës shqiptare në disa vende të trojeve shqiptare.
 
Mulla Imer ef. Rustemi lindi në fshatin Xhepçishtë me 1 nëntor të vitit 1902.
 
Mësimet e para fetare do ti merr pran mulla Osman Rustemit ( njëherazi babai i mulla Imerit), pastaj vijoi mësimet në Medresen El-hidaje/Udhëzimi në lokalet e xhamisë së Çarshisë në Tetovë, themelues dhe drejtues i së cilën ishte Xhemil ef. Jusufi.
 
Pas mbarimit të Medreses do të angazhohet si imam në disa vendbanime shqiptare, edhe ate në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, në f.sh. Nerasht të Tetovës, në f.sh. Glloboçicë (R. Kosovës) në f.sh. Gorancë (R. Kosovës), gjithashtu shërbeu si imam edhe në f.sh. Kopanicë të Tetovës, pastaj kthehet në vendlindje si vaiz-ligjërues në ditën e xhuma dhe gjatë muajit të Ramazanit.
 
Mulla Imer ef. Rustemi, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare (më 12 dhjetorë të vitit 1984) dhe u varros në varret e f.sh. Xhepçisht të Tetovës.

You may also like...