Hfz. Asllan Sheip Alili – [1934 – 2007]

Shkruan: Mr. Beqir Memeti
 
Hafëzët e Kur’anit, për vetë faktin se i përkushtohen mësimit të Kur’ani kerimit përmendësh, radhiten ndër patriotët, në kuptimin e gjerë të fjalës, sepse vetëm njerëzit me dije mund t’i dalin zot, në rrethana të caktuara, atdheut dhe popullit të vet për ta udhëhequr në rrugë të mbarë të zhvillimit dhe të përparimit.
 
Në atë kohë ulemaja / hoxhallarët ishin elitë e popullit shqiptar të edukuar e të arsimuar në frymën e arsimit e edukimit me Zot, prandaj, ishin ndër të vetmit që në frymën e porosive kur ‘anore janë vënë në shërbim të popullit pa kursyer jetën, lirinë individuale, shëndetin individual dhe atë familjar.
 
E tillë ishte edhe veprimtaria e hfz. Asllan Alilit. Ai nuk pushoi kurrë deri në kalimin e tij në amshim në angazhimin për mirëqenien e popullit të tij.
 
Sa herë që e kërkonte nevoja, ai ishte në shërbim të popullit, si hoxhë, si këshilltar, por edhe si njeri i vullnetit të mirë.
 
Hfz. Asllan Alili , lindi në Shkup, më 06 janar të vitit 1934.
 
Në moshën gjashtë vjeçare vjen në fshatin Xhepçisht dhe e përfundon arsimin fillor katërvjeçar, në gjuhën serbe, më pas do ta përfundojë edhe hifzin pran hafëzit të mirënjohur të asaj kohe hfz. Izahir Rustemi nga Xhepçishti.
 
Pas mbarimit të hifzit, prej vitit 1979 deri në vitin 1982 do të angazhohet si imam në xhaminë e fshatit Veshallë të Tetovës.
 
Pas largimit nga detyra ( për shkaqe shëndetësore ) të mulla Bahri Memetit në maj të vitit 1986, do të punësohet, si myezin dhe njëkohësisht do të shërbejë edhe si ndihmës-imam në xhamin e fshatit Xhepçisht, detyrë të cilën do ta kryej deri në shkurt të vitit 2005, ku edhe do të pensionohet.
 
Hfz/ Asllan Alili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, më 25 maj të vitit 2007, dhe u varros në varret e fshatit Xhepçisht të Tetovës.

You may also like...